Mjeku i Polonisë konfirmon dëmtimin e Lewndowskit: Më i rëndë se sa e mendonim!
Mjeku i Kombëtares së Polonisë, Jacek Jaroszewski së fundmi ka folur për situatën e dëmtimit të Lewadnowskit. Në një intervistë për “TVP Sport” ka alarmuar tifozët Blaugrana se mund të mos e shohin sulmuesin e tyre në fushë në “El Clasicon” kundër Real Madridit të planifikuar më 28 tetor.
“Unë fola me Robertin dhe pashë rezultatet e testeve të tij. Fatkeqësisht dëmtimi doli të ishte aq i rëndë sa të mos jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë.
Ai ka datimi në nyjet e ligamentit gjatë një kërcimi dhe besoj se klubi i Barcelonës ka vendosur një plan për rikuperimin e tij”, ka thënë mjeku i Polonisë. Në këtë mënyrë skuadra polake humbet një element kyç në dy ndeshjet e radhës ku luhen shpresat e fundit për kualifikimin në Euro 2024. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

