Monaco fiton me përmbysje ndaj Metz dhe merr kreun e Ligue 1
Monaco përmbys Metzin, 2-1 në “Stade Louis II”. Takimi nisi me një eurogol të Metzit. Ishte minuta e katërt kur Lamine Camara pa daljen e portierit kundërshtar dhe realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës.
Gjithsesi, Monaco nuk e humbi toruan dhe iu fal dygolëshit të Aleksandr Golovin për të marrë tri pikët. Sulmuesi rus barazoi tri minuta përpara fundit të së parës. 27-vjeçari gjeti trekëndëshin e portës së Metzit me një “predhë” me të djathtën.
Më pas në minutën e 55-të, Golovin ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Ndeshja nuk pati më gola, me skuadrën e Adi Hutter që menaxhoi avantazhin deri në fund. Monacorimerr komandën e kampionatit francez me 20 pikë të grumbulluara në 9 javë.
KOHA JONË SONDAZH

