Montella e nis me ecuri rekord te Turqia, kualifikohet për në Gjermani

Dy ndeshje dhe dy fitore për trajnerin italian Vincenzo Montella në krye të kombëtares së Turqisë, duke kualifikuar ekipin ballkanas në finalet e Euro 2024. 6 pikë që i japin kualifikim matematikor skuadrës turke, ndaj dhe gëzimi për strategun italian është mëse i ligjshëm.

“Jam shumë krenar për paraqitjen e mirë që bëri skuadra, për mënyrën se si luajtën. Dua të them edhe që jam krenar për veten. Jam trajneri i parë i huaj që kualifikohem në një Europian me kombëtaren turke.

Jam i lumtur që arritëm këtë kualifikim, me një fitore kaq të bukur. Ndoshta ndihem trajneri më i lumtur në botë në këto momente. Tani të shijojmë këtë moment, por shumë shpejt duhet të nisim të përgatitemi për Europianin, për të lënë edhe aty një gjurmë”, tha Montella pas fitores 4-0 ndaj Letonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?