Muller zyrtarizon rinovimin me Bayernin duke ruajtur distancimin social

Thomas Muller ka nënshkruar kontratë e re me Bayernin Munich që e mban të lidhur me klubin gjerman deri në vitin 2023.

Firma mbi kontratë erdhi vetëm ditën e sotme, ndërsa në fotot e postuara nga klubi gjerman, duket qartë edhe ndikimi i koronavirusit në sjelljen e njerëzve, pasi Muller ka ruajtur distancën nga dy drejtuesit e Bayernit, Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn.

Muller iu bashkua Bayernit të Mynihut që kur ishte adoleshent dhe debutimin e bëri në vitin 2009, kur në pankinë ishte holandezi Luis van Gaal, ndërsa me firmën e hedhur në kontratën e re, shkon drejt mbylljes së karrierës pikërisht në klubin bavarez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?