Napoli fiton me vuajtje ndaj Spezias, merr kreun e Seria A (VIDEO)
Napoli dhuroi spektakël në mesjavë duke shkatërruar Liverpoolin, por në kampionat, vuajnë jo pak. Skuadra e Spalletit mori një fitore minimale 1-0 ndaj Spezias vetëm në minutat e fundit.
Mungesa e Osimhen u ndje në repartin e avancuar, teksa Kvaratskhelia ishte i vetmi që vendosi në vështirësi portierin Dragoëski. Kur dukej se gjithçka do të shkonte drejt barazimit, do të vinte dhe goli i vetëm.
Në minutën e 89-të, Raspadori do të shfrytëzonte më së miri një pasim nga krahu i djathtë duke e dërguar topin në cepin e portës. Napoli me këtë fitore ngjitet në krye me 14 pikë, një më shumë se Atalanta. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

