Ndeshje “e çmendur” në Elbasan, Teuta përmbys dy golat e Dinamo City-it
Teuta ka triumfuar ndaj Dinamo City, me një përmbysje të “çmendur” me rezultatin 2-3. Një ndeshje dramatike në “Elbasan Arena”, ku në fund festuan durrsakët.
Dinamo dukej shumë afër fitores, teksa kaloi në avantazh të dy golave, pasi shënuan Kaçorri në minutën e 32-të dhe Denisson në minutën e 52-të.
Teuta nuk u dorëzua dhe ia doli të bëjë një përmbysje të çmendur. Peposhi ngushtoi diferencat n ë minutën e 73-të, ndërsa Fili barazoi pas një penalltie me VAR në minutën e 84-t.
Në minutën e 98-të, ishte Jazxhi, i cili shënoi edhe golin e përmbysjes, duke i dhënë 3 pikë të arta Teutës, që ngjitet në vendin e tetë me 11 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e fundit me 7 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

