Ndihmoi Tottenham të fitonte pas 28 vitesh në ‘Stamford Bridge’, Alli tall tifozët e Chelsea-s

Dele Alli ishte njeriu i ndeshjes në sfidën kundër Chelsea-s të zhvilluar dje në “Stamford Bridge”. Anglezi në pjesën e dytë shënoi 2 golat që i dhanë fitoren 1-3 ‘spursave’, të cilët jo vetëm i dhanë një goditje të rëndë ‘bluve’ të Londrës në garën për një vend në “Champions League”, por edhe i mundën në fushën e tyre pas 28 vitesh.

Njërin prej golave 21-vjeçari e festoi para tifozëve të Chelsea-s, duke i irrituar në maksimum ata. Mirëpo mesfushori nuk e ka ndalur talljen ndaj tyre edhe pas ndeshjes, teksa ka postuar në rrjetet sociale dy foto, ku dallohet qartë ironia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foton e parë Alli dallohet teksa feston para tifozëve të ‘bluve’ të Londrës, ndërsa e ka shoqëruar me 3 emoji, ku mesazhi është i qartë: “Heshtni!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në foton e dytë ku Alli feston golin tjetër ai shkruan: “28 vjet që nga hera e fundit që kemi mundur Chelsea-n në ‘Stamford Bridge’, është kënaqësi të jem i përfshirë. Performancë e shkëlqyer nga çunat.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?