Ndombele përfundon jashtë ekipit të Galatasaray për shkak të një hamburgeri

Aventura e Tanguy Ndombele te Galatasaray nuk po shkon sipas parashikimeve. Francezi deri më tani, ka luajtur vetëm 7 ndeshje për skuadrën turke, ndërkohë që maksimumi i minutave që ka luajtur nga stola kanë qenë 15.

Së fundmi ai është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Okan Buruk. Kjo ka ndodhur për shkak të një hamburgeri. Ndombele mbërriti në Stamboll 6  kilogramë mbipeshë, duke bërë që Galatasaray t’i vendoste një dietë. Incidenti i fundit ka ndodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Shkaku lidhet me ushqimin. Pas takimit, Ndombele porositi një hamburger në hotel, teksa u kap në “flagrancë” nga tekniku. Për këtë arsye, Buruk vendosi ta largonte nga skuadra mesfushorin. Deri në momentin që do të rifitojë gjendjen e duhur fizike. Ndombele është ende në pronësi të Tottenham, ku dhe mund të kthehet në janar. /R.Lika-Koha Jonë/ 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?