Në Gjermani nisin kritikat ndaj Mane: Qëndron në pritje të topave!

Bayerni nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Freiburgut. Një nga më të kritikuarit është Sadio Mane, i cili u transferua këtë verë nga Liverpooli për të zëvendësuar Lewandowskin.

Mediat gjermane fajësuan sulmuesin senegalez se ka qëndruar në pritje të topave në vend që të ndihmonte shokët e tij për të kërkuar më tepër aksione sulmuese.

“Sport1”, një nga faqet kryesore sportive në Gjermani, shkroi: “Mane, në veçanti, u tregua i paefektshëm brenda strukturës sulmuese bavareze. Senegalezi priste para qendërmbrojtësve të Berlinit për të marrë topa. Lojtari i ri i Bayernit nuk është afruar aspak në mesfushë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?