Në pritje të Giampaolos, te Milani zbarkon blerja e parë e verës
Milani bën lëvizjen e parë në merkaton e kësaj vere me dyshen e re drejtuese dyshes Maldini-Boban. Mesfushori i Empolit, Rade Krunic, i lindur në Bosnjë Hercegovinë, por kryen vizitat mjekësore në klinikën “La Madonina” të Milanos.
25-vjeçari do t’u kushtojë kuqezinjve 8 milionë euro dhe gjatë orëve të ardhshme do të nënshkruajë kontratën që do ta mbajë të lidhur me “Djallin” deri në vitin 2023.
Gjatë ditës së sotme pritet dhe zyrtarizimi i trajnerin Giampaolo. Trajneri italian e njeh mirë mesfushorin boshnjak, pasi e ka patur nën urdhrat e tij në sezonin 2015-2016.

KOHA JONË SONDAZH

