FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar ëndërron rikthimin te Barcelona, bën gati një gjest të madh

Po bëhet gjithçka gati për t’u rikthyer te Barcelona. Historia e dashurisë mes Neymar dhe PSG është e destinuar për të marrë fund gjatë kësaj vere. Braziliani është i vendosur për të bërë një hap pas, për t’u ribashkua me Lionel Messin me fanellën blaugrana.

 

Sipas gazetës katalanase, “Sport”, Neymar është gati që t’u kërkojë falje publikisht ish-shokëve të ekipit të Barcelonës dhe tifozëve për t’u rikthyer, atje ku dy vite më parë u larguar për shifrën e 222 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo vetëm kaq, por braziliani është shprehur i gatshëm për të hequr dorë nga 14 milionë euro, teksa do të pranojë një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, duke qenë lojtari i dytë më i paguar në ekip, pas Lionel Messi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?