FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar sërish në telashe, i sekuestrohen 36 apartamente dhe vila

Nuk kanë fund problemet për Neymarin. Braziliani, i cili po përballet me akuzat për përdhunim nga modelja braziliane Najila Trinidade Fernandes, ndërsa u dëmtua në një sfidë miqësore dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Copa America.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesit të Paris Saint Germain i janë sekuestruar 36 pasuri të paluajtshme, pasi akuzohet se ka bërë evazion fiskal dhe se duhet të paguajë në llogaritë e shtetit në Brazil, plot 16 milionë euro.

Pronat janë kryesisht apartamente në zonat më të frekuentuara të Brazilit, por edhe dy vila me nga 3000 metra katrorë secila, ndërsa kanë qenë të regjistruara në emrin e Neymar, familjarëve dhe rrethit të tij shoqëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?