Neymar thirrje PSG-së: Mjaft, dua të rikthehem te Barcelona!

Neymar nuk ka ndërmend që të luajë më në Paris. Futbollisti brazilian ka vendosur që të rikthehet sërish te Barcelona, teksa sipas “Mundo Deportivos”, ka vendosur që të largohet gjatë kësaj vere, në ish-ekipin e tij. Mesazhi tashmë ka shkuar drejtpërdrejt te pronari i PSG-së, Al Khelaifi.

“Nuk dua të luaj më për PSG. Dëshiroj të kthehem në shtëpinë time, nga ku kurrë nuk duhej të largohesha”. Kjo kërkesë e 27-vjeçarit, drejtuar presidentit të klubit francez shpjegon edhe ndryshim e diskursit të PSG-së ndaj futbollistit, që deri para pak kohësh konsiderohej i pashitshëm.

Intervista e Al Khelaifit, që i hapte derën e largimit brazilianit, duke vlerësuar më shumë sulmuesit tjetër, Kylian Mbappe, janë indicie që mesazhi i “yllit” të “Seleçaos” është marrë nga drejtuesit me të lartë të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri gjerman Thomas Tuchel, nuk po mundet më të zgjidhë problemet që i ka shkaktuar Neymar në dhomat e zhveshjes, duke dhënë pëlqimin për shitjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?