Nga dy deri në katër vite, Paul Pogba ka dy rrugë për të ardhmen e errët

Janë ditë vendimtare për Paul Pogba, i cili pas pozitivitetit në testin antidoping pritet ende të mësojë fatin e tij. Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori do t’i përballet një rrugëtim gjyqësor-sportiv në të cilin do të kërkojë të evitojë rrezikun më të madh, atë të 4 viteve të pezullimit nëse gjyqtarët vendosnin për një marrje të vetëdijshme të substancës së ndaluar.

Nëse pranon përgjegjësinë e tij, frika më konkrete do të ishin dy vite pushim, në këtë moment mbetet hipoteza më e mundshme për të gjetur një akord të mesëm me prokurorinë.

Juventus ndërkohë është në pritje të vendimit përfundimtar, pasi ende nuk ka zgjidhur kontratën me francezin, në rast të një dënimi prej 2 apo 4 vitesh, me shumë mundësi do të ketë të drejtën për të mbyllur kontratën. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?