Nga Gavazaj te Guri, 7 yjet e Superligës që pritet të largohen nga Superliga

Kanë mbetur edhe 8 javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore, teksa kanë filluar që të dalin dhe zërat e parë të merkato. Futbolli shqiptar ka pësuar rritje në cilësi këtë sezon futbollistik dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe zërat për disa prej talenteve që luajnë aktualisht. Natyrisht që largimet e tyre do të sjellin të ardhura të konsiderueshme në klubet që kanë në pronësi kartonët.

Enis Gavazaj (Skënderbeu)- Mesfushori dhe sulmuesi i krahut ka spikatur me lojën e tij te korçarët, duke zëvendësuar Latifin. 23-vjeçari ka marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare. Në drejtim të tij ka pasur disa oferta nga jashtë vendit, por ngjarjet në klubin korçar kanë bërë që të flitet shumë pak për merkato. Nëse vijon me këto ritme largimi i tij duket si i sigurt në fund të këtij sezoni.

Esat Mala- Është një ndër talentët më premtues të Partizanit, i cili u përmend edhe nga drejtori sportiv i të kuqve, Preiti, si ideal për të vijuar karrierën në Itali. Futbollisti i muajit mars është vëzhguar nga afër nga menaxherë të klubit gjerman që është në kërkim të një mesfushori me cilësi të larta teknike. Talenti kosovar ofroi një tjetër paraqitje pozitive, që mendohet t’i ketë bindur drejtuesit e Shtutgartit për të bërë një ofertë konkrete gjatë muajve të verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jurgen Bardhi (Partizani)- 20-vjeçari që ka shënuar katër gola ka luajtur në këtë pozicion. Në kampin e kuq janë duke punuar në fshehtësi për transferimin e tij jashtë vendit. Bardhi ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Partizanit, por ai vijon që të përmirësohet javë pas jave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj (Luftëtari) – Në dy vitet e fundit kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre dhe janë kthyer në objektivat e shumë skuadrave, por Luftëtari ia ka dalë t’i mbajë edhe në këtë sezon futbollistik. Kanë një kontratë me Skënderbeun dhe luajnë si të huazuar te gjirokastritet, por më shumë mundësi asnjë prej tyre nuk do të veshë fanellën e Skënderbeut. Klubi korçar do të përfitojë nga shitja e tyre jashtë vendit, pasi edhe dëshira e vetë lojtarëve është që të luajnë në një kampionat më të fortë. Largimit i tyre do të bëhet edhe për shkak të dënimit te koçarëve.

Arbër Çyrbja (Teuta) – Kapiteni i durrsakëve ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur me fanellën e durrsakëve në këtë sezon futbollistik. Zërat për largimin e tij në një kampionat më të fortë janë shtuar ditët e fundit, por ka pasur ndonjë emër konkret skuadre. Çyrbja është 24-vjeç dhe ka shënuar 4 gola me durrsakët në këtë sezon. Një aventurë e re jashtë Shqipërisë është pritur me interes.

Sindrit Guri (Kukësi)- 12 gola në këtë sezon e kanë kthyer sulmuesin shkodran të kampionëve në një prej lojtarëve më të mirë në Superiore. Dhe verilindorët e dinë mirë se do ta kenë të vështirë që ta mbajnë edhe kampionatin e ardhshëm. Një ofertë 500 mijë euro nga Koreja e Jugur u refuzua, por vetë lojtari ka pranuar se në përfundim të kampionatit do të largohet në  jashtë fundit, por pa përcaktuar se ku.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?