Nga Kardifi në Torino, ja 5 ndryshimet mes Juves dhe Realit

Në finalen e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Reali fitoi 4-1 ndaj Juventusit në Kardif. Kristiano Ronaldo ishte autor i dy golave në atë takim ndërsa Marko Asensio dhe Kasemiro shënuan nga një gol. Ndryshe nga sezoni i kaluar bardhezinjtë do të përballen këtë herë në fazën çerekfinale me kampionët në fuqi të Champions.

Juve me mungesa

“Zonja e Vjetër” do të kërkojë sonte në “Allainz Stadium” një rezultat pozitiv ndaj djemve të Zinedine Zidane, të cilët gjithashtu duan që të largohen me fitore nga Torino. Këtë herë Allegri do të jetë me mungesa të theksueshme, pas largimit të Leonardo Bonuccit te Milan dhe Dani Alves tek Paris Saint Germain, tekniku italian nuk do të ketë në dispozicion Miralem Pjanic dhe Mehdi Benatia që janë të pezulluar për shkak kartonësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i Vazkuez

Swiss Digital Mobile Reklama

Zidane ka rikthyer Lukas Vazkues, i cili vitin e kaluar ka “ngrohur” stolin me James Rodriguez, Fabio Koentrao, Mariano, Pepe dhe Ruben Janez. Dallimi mes spanjollit dhe lojtarëve në fjalë është se ai vazhdon ende në klub dhe është një nga më të preferuarit e Zizu.

Rëndësia e titullit

Juventus ashtu sikurse edhe Real Madrid u shpallën kampionë respektivisht në Serie A dhe La Liga sezonin e kaluar, 2016 – 2017. Këtë edicion futbollistik të dyja po përjetojnë emocione të ndryshme. “Zonja e Vjetër” është katër pikë para Napolit në renditje duke kryesuar e vetme renditjen në kampionat ndërsa Reali e ka humbur garën për titull këtë vit, pasi Barcelona është shkëputur me një diferencë të madhe në krye të tabelës.

“Finalja” 180 minutëshe

Mund të jetë e drejtë që krahasimet me finalen e “Kardif” janë më pak të rëndësishme se sa gjysmëfinalja e sezonit 2014/2015, ku Juve siguroi një fitore totale 3-2 për 180 minuta ndaj gjigantëve spanjollë.

Bastet

Në finalen e Uellsit, skuadra e drejtuar nga Zidane ishte favorite me koeficient 1.8 ndërsa bardhezinjtë 2.2. Këtë herë “Los Blancos” e ka koeficientin e fitores 1.4 dhe Juve 2.75. Duket qartë që bastet favorizojnë madrilenët për këtë përballje, bazuar edhe në paraqitjet e tyre së fundmi në Ligën e Kampionëve por dhe në finalen e vitit të kaluar, ku spanjollët triumfuan bindshëm ndaj italianëve.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?