Nga Spanja zbulojnë goditjen e radhës së Juves në mesfushë
“Po, jam në bisedime me Juventusin”. Kjo ishte deklarata e Adrien Rabiot e dhënë disa ditë më parë për mediat italiane. Mesfushorit, që i përfundon kontrata më 30 qershor, do transferohet te Juventusi i Maurizio Sarrit gjatë kësaj vere.
Programi i njohur “El Chiringuito”, sipas të cilës futbollisti do të firmos jë kontratë deri në vitin 2024, nga ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, pus 10 të tjera në momentin e firmës.
Telenovela Rabiot në këtë mënyrë arrin në epilog. Pasi refuzoi rinovimin me PSG sezonin e kaluar, ai u la ashtë skuadrës për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që më pas ishte vetëm një hap larg Barcelonës. Fakti që u mbyll marrëveshja me Frenkie de Jong, vendosi që të mos këmbëngulte më për francezin. /Koha Jone/
?¡INFORMACIÓN de @marcosbenito9! “RABIOT irá a la JUVE con 10M€ de PRIMA DE FICHAJE y 7M€ de SALARIO NETO hasta 2024. #ChiringuitoFichajes pic.twitter.com/YlnaWmvNRv
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 18, 2019
KOHA JONË SONDAZH

