Një tjetër lojtar i Juventusit rrezikon pezullim të gjatë, pjesë e basteve sportive ilegale
Te Juventusi nuk ka kohë për qetësi. Pas rastit të Paul Pogba që rezultoi pozitiv në testet e anti-dopingut dhe tashmë rrezikon një pezullim që mund të shkojë deri në tre vite, një tjetër lojtar bardhezi rrezikon të pezullohet.
Bëhet fjalë për Nicolo Fagiolin, i cili ka përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Torinos për shkak se dyshohet të ketë vendosur baste në platforma ilegale.
Në rast se hetimi del në përfundimin se mesfushori i datëlindjes 2001 ka qenë vërtet pjesë e botës ilegale të basteve atëherë rrezikon një pezullim minimalisht tre vite shoqëruar edhe me një gjobë deri në 25 mijë euro.
Fagioli është një prodhim i ekipeve zinxhir të Juventus dhe këtë sezon trajneri Massimiliano Allegri e ka aktivizuar në disa ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

