FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk do ta besoni sa ka kërcyer mbrëmë Ronaldo në golin me roveshatë

Kristiano Ronaldo, realizoi mbrëmë një nga golat më të bukur të karrierës së tij, që do të mbetet gjatë në historinë e Ligës së Kampionëve. Një gol i magjishëm që u duartrokit nga të pranishmit në “Juventus Stadium”. Me të drejtë, e si mos ta duartrokisje atë gol, do të ishte mëkat.

Po sa kërceu ylli portugez në realizimin e asaj roveshatë? Sipas gazetës “Marca”, Ronaldo u ngrit paralel me tapetin e blertë në lartësinë 1.41 metra, por më mbresëlënëse është lartësia në të cilën ai e bëri goditjen: 2.38 metra nga fusha.

Thuajse në të njëjtën lartësi sa trau i portës, në këtë rast e Juventusit, e cila arrin 2.44 metra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?