Nuk iu dha një penallti, Iago Aspas plas në tokë monitorin e VAR (VIDEO)

Iago Aspas nuk përmbahet dhe në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Sevilla iu drejtua monitorit të VAR duke e përplasur atë në tokë. Në  kohën shtesë të pjesës së dytë pati një episod ku lojtarët e Celtas kërkuan penallti.

Arbitri akordoi 11-metërsh, por pas ndërhyrjes së VAR, u afrua te monitori dhe anuloi vendimin e tij të parë. Aspas që ishte në stol nuk i mbajti nervat dhe u afrua tek monitori duke e përplasur atë në tokë.

Një video që tashmë është shpërndarë kudo dhe po bën xhiron në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?