“Nuk kam frikë”,Lukaku sfidon tifozët e Interit para duelit
Inter-Roma do të jetë një ndeshje speciale për Romelo Lukaku, i cili do e shikojë veten përballë ish-skuadrës së tij.
Lukaku i kishte premtuar Interit besnikëri, ndërkohë që kishte filluar “flirtimin” me Juventusin. Kjo tradhti u konsiderua e pafalshme nga zikaltërit, e sidomos nga tifozët e ekipit nga Milano. Në fund, Lukaku kaloi te Roma.
Shumica e tifozëve të Interit sot pritet ta vërshëllejnë në tribunat e San Siros, por këta të fundit si duket nuk i interesojnë lojtarit. “Unë nuk kam frikë” i ka thënë futbollisti miqve të tij te Roma.
KOHA JONË SONDAZH

