Nuk mjafton dopieta e Salah, Liverpooli ndalet ndaj Brighton (VIDEO)

Liverpool nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Brighton. Në minutën e 20-të, një gabim i Mac Allister i kushton rëndë The Reds, pasi Adinga rrëmbeu topin, për të dërguar topin pas shpinës së Alisson.

Ekipi i Jurgen Klopp u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë, me dopietën e Salah që përmbysi llogaritë. Goli i parë i egjiptianit erdhi pas disa pasimesh dhe një aksioni model, i finalizuar me një të majtë vrasëse. Goli i dytë i Salah erdhi nga nga pika e bardhë e penalltisë.

Djemtë e De Zerbit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të vendosnin ekuilibrat me Dunk në minutën e 78-të. Me këtë rezultat, “Të Kuqtë” e Liverpool ngjiten në vendin e 3-të në tabelë, me 1 pikë më pak se Manchester City dhe pikë të barabarta me “topçinjtë” e Arsenal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?