FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk zbatuan protokollin, kryesuesve të kampionatit austriak u hiqen 12 pikë

Federata Austriake e Futbollit merr një masë drastike për një nga klubet e Bundesligës së këtij vendi. LASK Linzit i janë hequr 12 pikë nga klasifikimi i sezonit të rregullt dhe është gjobitur 75 mijë euro pasi nuk ka respektuar normat e protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje me ndeshje brenda grupit.

Nga 54 pikë që kishte në përfundim të sezonit të rregullt, tani LASK Linzi ka 42, 6 më pak se Salsburgu. Federata nuk e ka zyrtarizuar vendimin, por e ka bërë vetë klubi i LASK-ut, që lajmëroi gjithashtu se do ta apelonte vendimin.

Rregullorja e play off-it parashikon përgjysmimin e pikëve të pjesëmarrësve në këtë fazë. Pra, Salsburgu do të jetë në krye me 24 pikë, ndërsa LASK Linzi ndjek me 21 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?