FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: Laçi i vështirë, por ne jemi favorit!

Kukësi do të luajë nesër sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Në një prononcim për mediat në prag të ndeshjes ndaj kurbinasve, Pakult është shprehur se ndaj Laçit nuk do të ketë shumë ndryshime në formacion.

“Pavarësisht emri të kundërshtarit që kemi përballë, do të tentojmë të arrijmë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshemi me një skuadër të mirë si Laçi dhe nuk do të tentojmë të bëjmë eksperimente.

Ajo që dua të them është se ne besojmë se mund ta kalojmë kundërshtarin, edhe pse Laçi është një ekip i mirë. Kemi avantazh ndaj rivalit sepse luajmë në fushën e tyre takimin e parë. Ne duhet të shënojmë gol dhe të mundohemi të mos pësojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk i kuptoj pyetjet nëse ekziston një çështje Koliçi te Kukësi. Trajneri vendos se kush duhet të luajë, dhe kush jo”, ka thënë pakult në konferencë për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?