Pakult: Laçi na bllokoi, nuk na la që të luanim futboll!
Trajneri i Kukësit, Peter Pakult e ka pranuar se skuadra e tij nuk arriti që të dilte në lojën e saj për shkak të kundërshtarëve. Strategu austriak është shprehur se kualifikimi është i hapur për ndeshjen e kthimit.
“Mendoj që edhe para fillimit të takimit, ishim të bindur që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi kjo fushë është jo e lehtë për çdo kundërshtar. Mendoj se luftuam shumë, por nuk luajtëm shumë futboll. Me rëndësi ishte që nuk pësuam dhe tani do të presim ndeshjen e kthimit, për të synuar kualifikimin. Gabuam shumë pasime të thjeshta, por edhe Laçi nuk na lejoi të bënim lojën tonë, ndaj ndonëse vrapuam dhe treguam grintë, nuk dolëm në lojën tonë më të mirë.
Unë mendoj që me zeron në mbrojtje jam i kënaqur, por me faktin që nuk shënuam, nuk është se na ndihmon shumë. Goli i anuluar mu duk i rregullt, por më duhet ta rishikoj. Tani do të punojmë për të luftuar shumë në ndeshjen e kthimit, që të kualifikohemi për në finale.
Strategjia për sfidën e kthimit? Ka kohë për të menduar për ndeshjen e kthimit. Tani mbaroi ndeshja e parë dhe unë nga ky moment do të mendoj vetëm për ndeshjen me Kamzën në kampionat. Kur të jemi para ndeshjes së kthimit, do të mendoj për të.
KOHA JONË SONDAZH

