Pamje të turpshme në Kosovë, lojtari sulmon me grushte arbitrin dhe më pas prangoset (VIDEO)
Në Kosovë ka ndodhur një ngjarje skandaloze, teksa një futbollist ka sulmuar fizikisht arbitrin e ndeshjes. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një ndeshje të Ligës së Tretë të Kosovës ku një lojtar i klubit të Arbanës vrapoi pas gjyqtarit të sfidës duke e goditur me grusht nga pas e duke e ofenduar.
Forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke neutralizuar agresorin të cilin e shtrinë përtokë e më pas e prangosën.
Nuk dihen ende shkaqet pse futbollisti veproi kështu, por i sigurt është fakti që ai vështirë se do të zbresë më në fushën e blertë.
🚨🚨 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐓𝐌𝐄𝐑𝐑𝐒𝐇𝐌𝐄: Në Ligën e Tretë të futbollit në Kosovë, futbollisti i klubit Arbanas sulmon gjyqtarin e ndeshjes 🤮
Credits: Indeksonline pic.twitter.com/WaLi4gtGuW
— 038Futboll (@JogaFootbal) October 1, 2023
KOHA JONË SONDAZH

