Pamjet e sherrit masiv mes tifozëve në stadium që rrezikuan ndeshjen Nice-Koln (VIDEO)

Vigjilja e ndeshjes së Conference League ndërmjet Nice dhe Koln, u shoqërua nga përplasja e dhunshme mes mbështetësve të dy skuadrave. Ultrasit ranë në kontakt në Allianz Riviera duke shkaktuar incidente të rënda.

UEFA ndërhyri duke vonuar me një orë fillimin e ndeshjes në pritje të një vendimi zyrtar për shtyrjen e mundshme, gjë që nuk ndodhi. Takimi përfundoi 1-1.

Përplasjet e dhunshme të nisura mes dy tifozëve që gjatë ditës nëpër rrugët e qytetit, vazhduan me mbërritjen pranë stadiumit të Nicës. Policia franceze përdori gaz lotsjellës, por sipas mediave lokale ata pranuan se ishin vënë në vështirësi nga grupi i tifozëve gjermanë që ishin dyndur në Cote d’Azur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
LES AFFRONTEMENTS IMPRESSIONNANT ENTRE LES SUPPORTERS DE COLOGNE ET NICE ! ( NICE-KOLN)
Vor Euro-Spiel in Nizza: Schlimme Randale von Köln-Chaoten im Stadion
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?