Panamaja injoron keq Argjentinën: Janë më të dobët se Belgjika

Panamaja nuk përdorë barazimin e Islandës ndaj Argjentinës si frymëzim pasi mendon se Belgjika është më e mirë se ekipi i Leo Messit. Kështu të paktën mendojnë në këtë vend të vogël, teksa do të ketë një duel shumë delikat për të përballuar yje si Hazard apo De Bruyne ditën e hënë në Sochi.

“E përjashtoj këtë gjë. Gjithçka mund të ndodhë. Islanda kishte një ecuri të mirë në Europian. Më duhet të them se Argjentina nuk ka kualitetin e Belgjikës. Argjentina dhe Islanda nuk kanë një diferencë aq të madhe sa ne dhe Belgjika. Nuk jemi favoritët, por ku i dihet.

Cristiano Ronaldo dhe Messi janë alienë, por Belgjika është kandidati i vërtetë për Kupën e Botës. Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Ka mundësi të marrim një rezultat pozitiv”, tha trajneri Gomez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?