Paredes: I lumtur te Juvja, po e bind Di Marian për të qëndruar dhe një sezon

Leaondro Paredes do të bëjë gjithçka për të bindur që Angel Di Mria të qëndrojë dhe sezonin e ardhshëm te Juventusit. Mesfushori argjentinas, i afruar këtë verë, ka rrëfyer dëshirën e madhe që kishte për të ardhur në Torino.

“Unë shpresoj. Që kur kam ardhur i kamë thënë dy herë që duhet të jetë edhe për një tjetër sezon te Juventusi. Shpresoj që të qëndrojë edhe pas këtij sezoni”.

Më tej ai foli për transferimin te ekipi torinez dhe ecurinë e deritanishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Isha i qetë, e dija që tratativa do të shkonte me sukses. Te  Juventusi jam i lumtur. Jemi ekip i madh dhe mund të luftojmë ndaj të gjithëve. Duhet të përmirësohemi dhe rezultatet do të vijnë. Trajneri na ka kërkuar që të luajmë më shumë në lojë vertikale”, tha Paredes. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?