Partizani fiton ndaj Bylis dhe kryeson me pikë të plota, Egnatia befason Laçin (VIDEO)

Partizani konfirmon momentin pozitiv, teksa ka marrë një tjetër fitore në Ballsh, 0-1 kundër Bylisit. Goli i vetëm dhe i fitores për Partizanin u realizua nga Skuka në minutën e 31-të, falë një skeme të ekzekutuar në mënyrën më të mirë.

Pas javës së tretë Bylis renditet në vend të 5 me 4 pikë, teksa Partizani mban kreun me 9 pikë.

Egnatia mori fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore, duke mundur Laçin me rezultatin 0-1. Ekipi i Rrogozhinës ka mundur që të gjejë golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 46-të me Delarge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas javës së tretë të Superiores Laçi renditet në vend të 8 me 3 pikë, ndërsa Egnatia në vend të 7 po me 3 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Bylis-Partizani 0-1 | Sërish Skuka, sërish fitore e "demave" | Golat dhe Rastet

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?