Partizani fiton në “frymën e fundit” ndaj Teutës, Skënderbeu ndal Egnatian

Partizani triumfoi minimalisht ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Një gol i shënuar nga Albers Keko, në minutën e 92-të, i dha fitoren të kuqve që vazhdojnë të ndjekin Egnatian kryesuese, me rrogozhinasit që mbajnë vendin e parë me 22 pikë, 2 më shumë se kryeqytetasit.

Skënderbeu ka arritur që të ndalë Egnatian, teksa ndeshja e zhvilluar në Korçë, u mbyll në barazim 1-1. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 3-të me Isgandarli, por pjesa tjetër lojës foli e gjitha për korçarët.

Pas një dominimi, skuadra e Gvozdenovic, u shpërblye në fund, falë një goli të shënuar nga Frenklin, në minutën e 103-të, pasi ndeshja u shty, për shkak të problemeve të një tifozi në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është barazimi i parë për këtë sezon për Skënderbeun, që renditet në vendin e 6-të me 13 pikë, ndërsa Egnatia mban kryesimin me 20 pikë, po aq sa edhe Partizani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?