Partizani prezanton “shtëpinë e re”, së shpejti pritet të luajë në të
Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat, teksa në 3 ndeshje ka arritur të marrë pikët e plota duke u pozicionuar në krye të klasifikimit.
Demat e Kuq do të kenë dhe një armë më shumë, pasi pritet që shumë shpejt të luajnë në shtëpinë e tyre. Klubi i kuq ka shpërndarë foto nga kompleksi, ku shikohen qartë se tashmë stadiumi ka marrë pamjen e plotë dhe në dy tribuna janë vendosur stolat.
“Së shpejti, shtëpia jonë”, shkruan Partizani krah fotove të shpërndara këtë mesditë.


KOHA JONË SONDAZH

