Partizani prezanton trajnerin italian: Krenar, merkaton e bën drejtori!

Partizani ka prezantuar këtë të hënë trajnerin e ri, italianin Franco Lerda. Strategu italian nuk e fshehu kënaqësinë që do të ulet në stolin e një prej skuadrave më të mëdha të futbollit shqiptar.

Objektivi i parë për të në krye të Partizanit do të jetë paraqitja sa më dinjitoze në kualifikueset e Champions League. Edhe pse nuk e njihte me detaje Partizanin, ish-trajneri i Torinos dhe Leccen e di rëndësinë që kanë kampionët e Shqipërisë si klub.

A kishe dëgjuar për Partizanin më parë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mua është një kënaqësi e madhe që ndodhem këtu. Për mua edhe pse është herë e para që vij në Shqipëri, ndihem krenar që do të jem pjesë e Partizanit. Specifikisht nuk është se e njihja Partizanin, por gjithsesi kam njohuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cili është objektivi?

Objektivi kryesor është të përgatis skuadrën që të jetë sa më e gatshme në përfaqësimet në Champions Leagues. Përtej objektivit të parë, qëllimi është të rrisim cilësinë e skuadrës. Më bën të ndihem krenar që do drejtoj një skuadër kampione. Gjithsecili ka mënyrën e vetë të punës, shpresojmë që të jemi në të njëjta nivele sezonin e ardhshëm dhe të synojmë titullin. Dua të përgëzoj trajnerin e mëparshëm Gega.

Trajnerët italianë te Partizani?

Nuk mund të flas për problemet që kanë pasur bashkëkombësit e mi më përpara. Projekti që më ofruan drejtuesit ishte shumë ambicioz. Unë jam një njeri ambicioz.

Merkato…

Për momentin nuk kam asnjë lojtar specifik që i kam kërkuar drejtuesve. Me merkaton do të merret drejtori Olsi Rama. Ne do të fokusohemi, do të përgatisim skuadrën për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Champions. Jam entuziast dhe optimist që do të bëjmë gjëra të mira.

Moduli dhe rivali i mundshëm në shortin e Champions League?

Çdo gjë do ta bazojmë në bazë të lojtarëve që do të kemi në organikë. Nuk kam ndonjë kundërshtar të preferuar, të gjithë janë mjaft të vështirë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?