Partizani zbulon “dhuratën” e parë për trajnerin e ri

Pas trajnerit, Partizani ka zyrtarizuar afrimin e parë në këtë merkato vere, duke i rrëmbyer Kukësit mbrojtësin e brazilian, Wiliam Cordeiro Melo. 25-vjeçari ka nënshkruar kontratën me klubin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

William erdhi në Shqipëri verën e kaluar, për t’iu bashkua Kukësit dhe ishte një titullar i padiskutueshëm te verilindorët, duke luajtur në të dy krahët, si në mbrojtje edhe në mesfushë.

25-vjeçari luajti plot 33 ndeshje me Kukësin dhe arriti të shënojë edhe 5 gola, ndërkohë që ka shërbyer në disa raste dhe për shokët e tij. William, i cili përshtatet mjaft mirë në mbrojtje edhe në mesfushë, do t’i bashkohet sot kampionëve në fuqi, për të nisur përgatitjet me skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?