Pas krisjes së raporteve me Pakult, Imami: Mbyll këtu aventurën 3-vjeçare me Kukësin!
Eni Imami nuk do të luajë me Kukësin sezonin e ardhshëm. Mesfushori i njohur ka vendosur që të mbyllë aventurën me skuadrën verilindore, pas marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Peter Pakult. Imami është lënë shpesh herë jashtë formacionit gjatë sezonit që sapo u mbyll, duke sjellë dhe vendimin për të mbyllur aventurën 3-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga verë mbrojtësi në një status në rrjetet sociale.
“Do të doja që dita kur do përshëndetesha me klubin dhe tifozët e Kukësit të ishte sa më larg e mundshme, por ndonjëherë gjërat bëhen të paparashikueshme, në 3 sezone fitova çdo gjë në Superligën shqiptare dhe ndihem krenar për këtë arritje, por kjo do ishte e pamundur pa shokët e mi të skuadrës dhe stafet teknike presidentin. Mbi të gjitha, tifozët që gjej rastin t’i falënderoj për mbështetjen kurajon dhe kritikat për mirë që më kanë dhënë këto 3 vite! Ju faleminderit dhe njëherë dhe suksese në vazhdim!!!”, ka shkruar Imami. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

