Perez i bindur: Eliminimojmë Juven dhe më pas luajmë me Bajernin në gjysmëfinale!

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport” se pret që në gjysmëfinalet e Champions League të ndeshet me Bajernin e Mynihut.

Kur u pyet për një finale të mundshme Barça-Real, Perez tha: “E rëndësishme është që të shkojmë në finale. Mund të ndodhë që të ndeshemi me Barcelonën, pasi mendoj se në gjysmëfinale do të na bjerë Bajernin e Mynihut sepse kështu na ka rënë gjithmonë. Por, të eliminojmë Juven fillimisht.

Ronaldo? Është trashëgimtari i Di Stefanos dhe te ai pasqyrohen vlerat e Realit. Është golashënuesi ynë më i mirë në histori dhe përfaqëson talentin, punën, sakrificën, profesionalizmin dhe ambicien. Kristiano është sot simboli i Realit”, deklaroi Perez.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?