Perez në kërkim të pasardhësit të Ancelottit, në listë dhe strategu i Seria A

E ardhmja e Carlo Ancelotti-t në drejtim të Real Madrid-it është në dyshim. Trajneri italian ka marrë një ofertë nga kombëtarja e Brazilit dhe dukej se do të merrte drejtimin e Seleçaos në fund të sezonit, por në ditët e fundit ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Madrid. Presidenti Florentino Perez duket se ka plane të tjera në mendje dhe ka filluar punën për të siguruar pasardhësin e Ancelotti-t.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid po punon për të kthyer në Santiago Bernabeu Jose Mourinho-n dhe ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e portugezit.

Pengesa më e madhe për Los Blancos mund të vijë nga Arabia Saudite, ku paratë nuk janë një problem dhe ku portugezi mund të përfitojë një rrogë 50 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?