Përmbysja historike e Juves shuhet nga nje penallti, Reali në gjysmëfinale (VIDEO)
Nuk ka mrekulli në “Santiago Bernabeo”. Një gol në minutën e fundit nga pika e bardhë ka shuar një ndeshje fantastike të Juventusit në Madrid. Bardhezinjtë fitojnë 3-1, por kjo nuk ka mjaftuar për të kjaluar në gjysmëfinale. Juventus e nisi menjë ritëm të frikshëm ndeshjen në “Santiago Bernabeo”. Pas një aksioni të shpejtë në minutën e 2-të, Kedira shërben mbajt mirë në zonë për Mandzukiç, i cili godet bukur me kokë duke mposhtur portierin Navas. Reali përpiqet që të reagojë duke krijuar mundësi të mira shënimi. Isko në një moment u vendos përballë portierit Bufon, por gardiani i bardhezinjve bën një pritje spektakolare.
Në fundin e pjesës së parë Juventus është me fat, pasi Reali godet shtyllën me Varane. Në minutën e 37-të kampionët e Italisë ndëshkojnë sërish vendasit duke shënuar golin e dytë sërish me Mandzukiç. Sulmuesi kroat kërcen mjaft mirë në duelin me Karvahal, duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetë. Fraksioni i dytë flet më shumë sërish për Juventusin që gjen golin e tretë në minutën e 61-të me Matuidi, i cili përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes madrilene. Reali përpiqet që të reagojë duke pasur dy mundësi shumë të mira me Ronaldon dhe Iskon, por Bufon bën dy ndërhyrje mjaft të mira.
Në fundin e ndeshjes ndodh një episod që ka vendosur takimin, pasi Benatia shkakton një faull në zonë, për arbitrin Oliver ka penallti. Bufon shkon furishëm drejt tij, teksa më pas merr dhe karton të kuq nga arbitri anglez. Në fushë futet Shezni, i cili nuk arrin që të ndalë goditjen e Ronaldos. Portugezi i dhuron golin e kualifikimit Realit që shkon në gjysmëfinale, ndërkohë që Juventus del me kokën lart.
KOHA JONË SONDAZH

