FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas në stërvitjen e Real Madridit, Xabi Alonso përjashton mbrojtësin: Mirupafshim!

Që në ditët e para si trajner i Real Madridit, Xabi Alonso ka vendosur rregulla të qarta: disiplinë maksimale dhe zero tolerancë ndaj sjelljeve të pahijshme brenda apo jashtë fushës.

Në njënga seancat e fundit stërvitore të madrilenëve ka shpërthyer një incident mes Antonio Rüdiger dhe Vinicius Junior. Gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të ashpër të mbrojtësit gjerman ndaj brazilianit, i cili reagoi me nervozizëm. Sherri kaloi në debat të ashpër verbal e shtyrje në fushë.

Alonso ndërhyri menjëherë duke larguar Rüdigerin nga stërvitja dhe duke e dërguar në shtëpi për të qetësuar gjakrat. “Mirupafshim”, mësohet të ketë thënë trajneri, sipas një burimi pranë klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky veprim tregon qartë se trajneri spanjoll nuk bën përjashtime: kush nuk respekton rregullat, nuk ka vend në ekip, pavarësisht emrit apo statusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pozita e Rüdigerit në klub ka ndryshuar ndjeshëm që nga ardhja e Alonsos. Nga i pazëvendësueshëm nën drejtimin e Ancelottit, mbrojtësi duket se nuk është pjesë e planeve të reja. Kontrata e tij skadon në qershor 2026, por Real Madrid tashmë ka vendosur të mos e rinovojë. /R.Lika-Koha Jonë/

Plas në stërvitjen e Real Madridit, Xabi Alonso përjashton mbrojtësin: Mirupafshim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?