Po bën xhiron e botës, ja çfarë bëjnë punëtorët në Peru kur luan kombëtarja e tyre (VIDEO)

Peruanët kanë pritur 36 vite që kombëtarja e tyre të rikthehet në Kupën e Botës. Sfida e parë e Perusë ishte kundër Danimarkës, ku ata humbën me rezultatin 0-1, edhe pse krijuan shanse të shumta.

Ndeshja kundër nordikëve tërhoqi një interes të jashtëzakonshëm në shtetin amerikano latin, duke paralizuar gjithçka. Në Peru, sytë e miliona shtetasve ishin fokusuar në televizorë dhe në ekranet gjigante për të parë kombëtaren e tyre.

Një video në një objekt në ndërtim është bërë mjaft virale në internet. Protagonistë janë një grup punëtorësh ndërtimi, të cilët kanë lënë veglat në tokë dhe kanë veshur fanellat e Perusë, ndërkohë që më pas kanë filluar që të këndojn dhe kërcejnë për të mbështetur kombëtaren e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?