Po bën xhiron e botës, Mbappe sherr me Hakimin: S’mjafton ndjesa, duhet të pasoje …
Kylian Mbappe po bëhet shpesh protagonist jo pozitiv për Paris Saint Germain, duke krijuar konflikte edhe me shokët e skuadrës.
Më i fundit është një diskutim me Achraf Hakimin, që duket se ka ndodhur në pushimin mes pjesëve në ndeshjen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, me Mbappe që nuk bindet aspak nga ndjesa e marokenit dhe i kërkon llogari për një pasim të munguar.
Videoja nga tuneli i dhomave të zhveshjes ka bërë xhiron e botës dhe ka shkaktuar jo pak diskutim në rrjetet sociale.
Diskutimi
Mbappe: Të betohem, shiko videon. Duhej të kishe pasuar.
Hakimi: Nëse është ashtu si thua ti, atëherë të kërkoj ndjesë…
Mbappe: Nuk mjafton të kërkosh ndjesë, duhej të kishe pasuar topin!

KOHA JONË SONDAZH

