Pochettino: Besojmë te Broja, është një lojtar shumë i talentuar!

Chelsea do të luajë nesër sfidën e radhës në kampionat ndaj Burnley. Në prag të këtij dueli Mauricio Pochettino ka folur për mediat, ku i është përgjigjur edhe pyetjes nëse e konsideron Brojën një sulmues të madh.

“Ne e dimë se kur fillon stërvitjet pas një mungese të gjatë mund të fillosh të ndjesh dhe potencialin që ke. Tani gjithçka lidhet me mënyrën se si do të shërohet. Ai është një lojtar shumë i talentuar, ne besojmë te ai, ndaj luajti kundër Fulham dhe ndoshta mund të luajë dhe nesër.

Tani atij i duhet kohë, të ndihet i kompletuar. Në trupin e tij, nëse jo edhe në mendjen e tij. Broja është në një humor shumë të mirë, në një formë shumë të mirë dhe shpresoj se do të përmirësohet në javët e ardhshme për të qenë nje lojtar që vërtet i besojmë”, deklaroi Pochettino. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?