Pogba del sërish pozitiv me doping, pritet pezullim i gjatë

Paul Pogba po përjeton momentin më të vështirë në karrierën e tij futbollistike. Rikthimi te Juventusi u shoqërua me dëmtime të shumta, teksa mesfushori francez rezultoi pozitiv me testosteron në një test dopingu më 20 gusht. Pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën nuk u aktivizua.

30-vjeçari ka kryer kundër-analizën, duke marrë sërish një përgjigje pozitive për doping. Tani do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare Antidoping nëse nuk zgjidhet një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Analizat e reja nuk sollën ndryshimin që pritnin te Juventusi.

Pogba do të përballet me një skualifikim të gjatë deri në 4 vite! Ndërkohë, drejtuesit e Juves, që kanë pezulluar lojtarin, duhet të gjejnë një tjetër mesfushor në merkaton e janarit. Bardhezinjtë pritet të ndërpresin kontratën me Pogba, i cili pothuajse e ka mbyllur me futbollin aktiv pas konfirmimit të marrjes së dopingut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?