Polonia ndalet ndaj Moldavisë, Spanja fiton ndaj Norvegjisë
Polonia është thuajse jashtë garës për në Europian, pasi është ndalur në barazim 1-1 ndaj Moldavisë. Në minutën e 26-të të takimit, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Nicolaescu arrin të dërgojë topin në rrjetë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Karol Swiderski shënoi golin e barazimit me një të majtë të saktë në hyrje të zonës. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi me Poloninë që shkon në kuotën e 10 pikëve pas 7 ndeshjesh, ndërkohë që Moldavia ka 9 pikë pas 6 ndeshjesh. Shqipërisë tashmë i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar që ndaj Moldavisë.
Spanja fitoi minimalisht 1-0 ndaj Norvegjisë falë një goli të Gavi në minutën e 49-të. Kroacia pësoi një humbje befasuese 2-1 në transfertën ndaj Uellsit. Harry Wilson shënoi dy gola duke bërë të pavlefshëm realizimin e Pasalic. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

