“Prapë deshën me festu barazimin”, Ultras Guerrils ironizojnë rivalët e Tiranës
Partizani fitoi derbin e parë të kryeqytetit për sezonin 2023/2024 në Superiore. “Demat” siguruan një sukses emocionues 2-1 përballë Tiranës, duke parakaluar kundërshtarët në renditje.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë, janë ngjitur në vendin e dytë me 14 pikë. Egnatia ndodhet dy pikë larg, por Partizani ka luajtur një sfidë më pak.
“Ultras Guerrils, tifo-grupi më i madh që mbështet skuadrën e Partizanit, nuk e kurseu ironinë ndaj rivalëve të përjetshëm.
“Prapë deshën me festu barazimin”, lexohet në postimin e ultrasve të kuq, ndërkohë që në foto futbollistët festojnë fitoren përpara tribunës së ultrasve.
KOHA JONË SONDAZH

