FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i dorëzon Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar

Presidenti Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë. Flamuri ju dorëzua kampionit të Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj.

Në fjalën e tij, Presidenti vlerësoi rëndësinë që ka prezantimi sa më dinjitoz i Shqipërisë në aktivitet ndërkombëtare.

“Ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, për këtë event kaq të rëndësishëm. Uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni. Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm”,- tha Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i shtetit theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të arrijë rezultate të larta në përfaqësimet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. Uroj që portistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”,- u shpreh kreu i shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?