Presidenti i Romës zhytet në shatërvan për të festuar fitoren e ndaj Barçës (VIDEO)

Në Romë kanë festuar si të çmendur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm pas fitores 3-0 ndaj Barcelonës, që i siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Champions League.  Tifozët romanistë kanë festuar gjatë me kore e fishekzjarrë fillimisht në stadium e më pas në rrugët e qytetit.

Pas mesnate, atyre iu bashkua edhe presidenti i Romës, Xhejms Pallota, i cili madje festoi edhe me me një zhytje në një nga shatërvanët e shesheve kryesore. Palota shkoi në “Piazza Del Popolo”, ku ishin grumbulluar shumë tifozë dhe mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve u zhyt në shatërvan.

Gjithsesi kjo hedhje do t’i kushtojë një gjobë të majme, pasi hedhja në shatërvan është një gjest i dënueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?