Pritet spektakël në Champions/ Inter sfidon Bayernin, Napoli pret Liverpoolin
Champions League sonte në mbrëmje vjen me ndeshje spektakolare, të cilat pritet të dhurojnë emocione dhe spektakël. E gjithë vëmendja do të jetë në orën 21:00, teksa në “San Siro” do të luhet super dueli mes Interit dhe Bayernit.
Zikaltrit do të kërkojnë një fitore për të harruar sa më shpejt disfatën në kampionat ndaj Milanit. Nga ana tjetër Bayerni nuk është se kursehet shumë me rivalët. Napoli ndërkohë do të sfidojë Liverpoolin. Skuadra e Klopp e ka nisur sezonin në një mënyrë aspak të mirë, teksa nga kjo gjë shpreson që të përfitojë dhe ekipi i Spallettit.
Atletico Madrid ndërkohë do të pres Porton në shtëpi, teksa asnjë prej ekipeve nuk cilësohet si favorit për shkak të eksperiencës së sezoneve të fundit. Barcelona nuk pritet që të ketë probleme kundër Viktoria Plzen. Skuadra e Xavit është në një formë shumë të mirë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

