Qatip Osmani prezantohet te Vllaznia: Synojmë kreun, dua lojë sulmuese
Trajneri Qatip Osmani, u prezantua te Vllaznia duke zënë vendin e Migen Memellit. Osmani deklaroi se synimi i klubit është kreu i renditjes, ndërsa shtoi se preferon lojën sulmuese.
“Jam i lumtur që mora drejtimin e një skuadre siç është Vllaznia. Shkodra njihet si qyteti i futbollit. Jam i vetëdijshëm në çfarë rrethi kam ardhur. Jam i vetëdijshëm për atë që pret presidenca, por edhe tifozët. Në bisedimet me presidencën e klubit pashë ambicie. Gjithashtu edhe unë jam ambicioz. Me kalimin e kohës te Vllaznia priten rezultate. Vllaznia është një ekip që synon kreun e tabelës. Mendoj se të gjithë së bashku do të arrijmë qëllimet e klubit.
Unë kur kam filluar bisedimet me presidencën sigurisht jam interesuar për ekipin. Momentalisht ka disa probleme që ne do të mundohemi t’i rregullojmë. Presim që të rikuperohen sa më shpejtë lojtarët dhe të vazhdojmë me rezultatet që priten prej këtij klubi.
E preferoj lojën sulmuese. Ne duhet të koncentrohemi me ekipin. Një stërvitje kemi bërë dhe mendoj se është ende herët për të bërë një vlerësim, por sipas informatave që kemi, mendoj që Vllaznia ka lojtarë kualitativ, lojtarë që mund ta luajnë këtë lojë.
Synimet e klubit janë kreu i tabelës. Unë thash që e kam preferuar lojën sulmuese, ku nëpërmjet kombinimeve vjen dhe rezultati. Jam i vetëdijshëm që dhe me lojtarët që disponon nuk mund ta arrish, por mendoj se me kthimin e lojtarëve që kemi momentalisht të lënduar mund të ecim në atë rrugë”, deklaroi Osmani.
KOHA JONË SONDAZH

