Qëllohet me shishe arbitri anësor, ndeshja në Qipro ndërpritet për 10 minuta (VIDEO)
Sporti E Enjte, 8 Shtator 2022 23:07
Ndeshja e fazës së grupeve të Europa League mes Omonia dhe Sheriff Tiraspol u ndërpre për rreth 10 minuta, për shkak se arbitri anësor është qëlluar me shishe uji në kokë.
Tifozët vendas kanë goditur arbitrin sipas pamjeve që janë transmetuar në televizion.
Ndeshja përfundoi me vonesë në shifrat 0-3, gjë e cila duket se ka acaruar tifozerinë e Omonias, që shkoi deri në sulmin ndaj arbitrit anësor.
KOHA JONË SONDAZH

